NDARJA E RADHËS

Ndahen Ferronikeli me Kolshin
10 December, 2015 @12:20
Skuadra e Ferronikelit ka bërë të ditur se ka liruar portierin kryesor të tij, Granit Kolshin.
Kolshi, i ishte bashkuar Ferronikelit në vitin 2009 dhe prej atëherë ka qenë pjesë e skuadrës në rrugëtimin e ngritjes deri te titulli kampion, i pari në histori të klubit.
Graniti, mbahet mend për penalltitë e pritura në stinorin 2013/14 në ndeshjen e barazhit ndaj Gjilanit, kur kishte shpëtuar skuadrën nga rënia në Ligë të Parë.
E në vitin e radhës, Ferronikeli u bë kampion.
Kolshi, muaj më parë kishte lajmëruar edhe vetë se do të largohej nga skuadra me të përfunduar edicioni vjeshtor.
Portieri në fjalë ka marrë ftesë edhe nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.