INSTITUI KOSOVAR PËR SPORT
Ndaj Finlandës Kosova theu rekordin me lojtarë të Superligës
7 September, 2017 @14:36
Në një raport të publikuar nga Instituti i Kosovës për Sport, është vënë në dijeni që në përballje ndaj Finlandës, të cilën Kosova e humbi 0-1 në Shkodër, janë paraqitur më së shumti lojtarë të dalë nga Superliga e Kosovës përgjatë tërë kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Bajram Jashanica, mbrojtës 26 vjeç (Klubi origjinë: KF Hysi), Amir Rrahmani, mbrojtës 23 vjeç (klubi origjinë: KF Ramiz Sadiku), Milot Rashica, mesfushor krahu 21 vjeç (klubi origjinë: KF Vushtrria), Vedat Muriqi, sulmues 23 vjeç (Klubi origjinë: KF Liria) dhe Bernard Berisha, mesfushor krahu 25 vjeç (Klubi origjinë: KF Besa).
Si rezervë kanë qëndruar: Bledar Hajdini, portier (KF Trepça ‘89), Besar Musolli, mesfushor (Klubi origjinë: KF Hysi), Ardin Dallku, mbrojtës (Klubi origjinë: KF Prishtina).