CHRISTIAN PANUCCI
Luftuam, vuajtëm, por rezultati ishte i drejtë
5 September, 2017 @23:35
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka vlerësuar si rezultat real të nxjerrë nga Shqipëria në Maqedoni, 1-1.
“Në fund rezultati që doli nga ndeshja ishte i drejtë. Ne edhe mund ta kishim humbur ndeshjen po ta pësonim golin e dytë. Vuajtëm në fund, por luftuam si shqiptarë të vërtetë,” ka thënë Panucci për RTSH-në pas ndeshjes.
“4-5 lojtarë nuk ishin më në gjendje të përballonin situatën. Mos harroni, kemi lojtarë që nuk luajnë me skuadrat e tyre,” ka shtuar tekniku italian, që drejtoi ndeshjen e dytë me kuqezinjtë prej se u emërua në korrik të këtij viti si selektor i Shqipërisë.