PRIZREN
Liria konfirmon edhe dy përforcime
6 September, 2017 @17:14
Përmes një njoftimi në faqen e Facebookut, klubi i Lirisë nga Prizreni ka njoftuar opinionin me dy përforcimet më të reja.
David Domgjoni e Alush Gavazaj janë emrat e ri që do të drejtohen nga Bledi Shkëmbi.
Domgjoni te Liria erdhi si lojtar i lirë nga Peshkopia, kurse Gavazaj është huazuar për 1 vit nga klubi i Tiranës.
Të dy lojtarët në fjalë tashmë janë të licencuar dhe kanë të drejtë loje në takimin e së shtunës, të cilin Liria e luan ndaj Prishtinës në Drenas.