VËLLAZNIMI - VLLAZNIA
Kompletohet skuadra, rikthehen Rogova e Vokshi
6 September, 2017 @16:33
Përmes një njoftimi nga ‘Radio Gjakova’, është bërë e ditur që Ardit Vokshi dhe Dardan Rogova janë rikthyer nga lëndimet dhe janë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës, të cilën Vëllaznimi e luan si vendas ndaj Vllaznisë së Pozheranit.
Vokshi e Rogova munguan në takimin e xhiros së kaluar, të cilin Vëllaznimi e humbi 1-0 ndaj Drenicës, ndërsa pushim 2-javor ka bërë që ata tashmë të jenë të gatshëm.
Pas 2 xhirove në Superligë, Vëllaznimi ka 1 fitore e 1 humbje, kurse Vllaznia e Pozheranit, që do të jetë kundërshtare e gjakovarëve të dielën, nuk ka ende asnjë pikë.