PËRZGJEDHËSI I RI
Pasardhësi i Bunjakit do të jetë i trajner i huaj
7 September, 2017 @9:42
Paralajmërimi i Albert Bunjakit se do të largohet nga posti i përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës me tu kryer kualifikimet drejt Botërorit “Rusia 2018”, ka vënë në akcion FFK-në.
Kjo e fundit duket se ka filluar interesimin për trajnerët e huaj, që do të mund të pranonin postin e selektorit të Kosovës, për kualifikimet e radhës, për Kampionatin Europian 2020.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, në një bisedë më KTV-në ka bërë të ditur se Kosova është duke kërkuar trajner të huaj, që i përshtatet mentalitetit kosovar dhe që është i respektuar nga lojtarët.
Kjo, eliminon shpresat e trajnerëve shqiptarë gjithandej por edhe të atyre që drejtojnë ose kanë drejtuar ndonjë ekip në Superligë të Kosovës.
Dy duelet e fundit të Bunjakit me Kosovën do të jenë ato ndaj Ukrainës dhe Islandës. Ndaj Ukrainës do të luhet në Shkodër, ku Kosova po paraqitet si vendase, ndërsa ndaj Islandës si mysafire.