BALE

REUTERS
Ndarja emocionale
3 August, 2013 @1:30
Derisa skuadra e Tottenham Hotspurs udhëtoi për në Monaco, për disa ditë të fazës përgatitore, Gareth Bale mbeti në Londër!
Kjo vetëm se vërteton edhe më shumë transferimin e mundshëm të tij drejt skuadrës së Real Madridit. Përveç tjerash të gjithë bashkëlojtarët i janë afruar atij me fanellat e tyre dhe me blloqe duke i kërkuar autograf, transmeton pak minuta më parë, The Sun.
Gareth Bale pritet të thyejë rekordin botëror të transferimit duke kaluar në Real Madrid, pasi që madrilenët janë të gatshëm të paguajnë rreth 120 milionë euro si dëmshpërblim për fletëlëshimin e tij nga skuadra e Londrës veriore.
Bale është shpallur lojtari i vitit në Premier League në stinorin e fundit. Nëse Bale nënshkruan për Real Madridin, do të bëhet lojtari i parë uellsian që do të luaj në ligën elite spanjolle, prej se Mark Hughes kishte veshur fanellën e Barcelonës gjatë viteve 1986-1988.