Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAKTOHET TERMINI

Ndeshja e mbetur, zhvillohet nesër

Foto: KFLlapi/fb

Ndeshja e mbetur, zhvillohet nesër


1 December, 2020 @19:39

Ndeshja e mbetur e javës së parë në Superligë, ndërmjet Dritës dhe Llapit, do të zhvillohet këtë të enjte, në stadiumin e qytetit në Gjilan, në orën 13:00.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Dritës si kampione e Kosovës në garat evropiane.

Drita aktualisht pas 13 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e dytë me 30 pikë, derisa Llapi pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 11 pikë në pozitën e parafundit.

Drita është duke ndjekur Ballkanin lider në tabelë, ndërsa Llapi është duke shikuar mundësinë që të largohet nga pjesa e rrezikshme e tabelës.

Të dyja skuadrat kanë shënuar fitore në xhiron e fundit dhe atë në minutat e fundit. Drita përmbysi Gjilanin 2-3, ndërsa Llapi Drenicën 0-1.

Refer kryesor në ndeshje do të jetë Genc Nuza, ndërsa ndihmës të tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj. Gjyqtar i katërt është Selim Isufi.


 
Të gjitha lajmet nga