Të gjitha lajmet

NISEN DREJT ATHINES

Në Athinë pa Valonin, Arbërin e Edonin

Foto: FFK

Në Athinë pa Valonin, Arbërin e Edonin

13 October, 2020 @11:59

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi se ekspedita e Kosovës është nisur për në Athinë për ndeshjen Greqia-Kosova.

Por, treshja startuese e ndeshjes së fundit ndaj Sllovenisë, Valon Berisha (Reims, Ligue1), Arbër Zeneli (Reims, Ligue1) dhe Edon Zhegrova (Basel, Superleague CH) - do të mungojnë.

“Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë,” ka shkruar FFK në njoftimin e lëshuar së fundi.

TABELA, REZULTATET dhe NDESHJET TJERA

Mungesa e këtyre pritet të vështirësojë edhe më shumë punët e Kosovës në këtë përballje duke ditur rëndësinë e këtyre lojtarëve dhe mungesave tjera që tashmë dihen.

Por, në anën tjetër do t’i jep mundësi selektorit Bernard Challandes që të krijojë një formacion ndoshta ndryshe dhe me lojtarë që edhe do të mund të debutojnë në ekip.

Greqia - Kosova luhet të mërkurën me fillim prej orës 20:45 (14 tetor), ndërsa stërvitja e parë e dardanëve në Athinë mbahet sonte prej orës 18:00, ka njoftuar FFK-ja.

PAS KOSOVA - SLLOVENIA

Rrokadat që munguan

11 October, 2020 @23:35

Vazhdojmë me të vjetrën – marrim gola të lehtë, kurrsesi të gjejmë golin. Në rregull, është e pamundur të…

KOSOVA - SLLOVENIA

Kosova vs. Sllovenia, notat e ndeshjes

11 October, 2020 @23:30

Pas ndeshjes Kosovë vs. Slloveni, e cila u mbyll 0-1, TopSporti.com ka vendosur nota për lojtarët e Kosovës varësisht sipas…

KOSOVA - SLLOVENIA

Fitore e sllovenëve në Prishtinë, ecuria negative vazhdon

Foto: FFK

11 October, 2020 @22:37

Pas humbjes me Maqedoninë e Veriut pak ditë më parë në kuadër të Play Off-it të Ligës së Kombeve, Kosova…

11-SHET

Formacionet zyrtare: KOSOVA - Sllovenia

11 October, 2020 @19:25

Janë caktuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Sllovenisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. KOSOVA (4-2-3-1): Muric; Hadërgjonaj, Dresevic, Aliti,…

KOSOVA - SLLOVENIA, 11s

Kosova - Sllovenia, 11-shet startuese

11 October, 2020 @19:23

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes dhe ai i Sllovenisë, Matjaz Kek, kanë vendosur me cilat 11-she do t’i dalin përballë…

Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve