SHAQIRI

REUTERS
Në janar, te Interi ose Juventusi
11 September, 2014 @19:25
Gjigantët italianë, Inter dhe Juventus, kanë shprehur interesim për ta transferuar yllin kosovar të Bayern Munchenit, Xherdan Shaqirin, në skuadrat e tyre.
Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë shumë i përfolur në afatin kalimtar të verës për një largim të tij të mundshëm nga ekipi bavarez, mirëpo në fund futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit vendosi të mbetet në Bayern edhe për sivjet.
Megjithatë, vendimi i tij mund të ndryshojë shumë lehtë në janar, në qoftë se nuk do të gjejë hapësirën e duhur për lojë te kampioni gjerman.
“Do të presim dhe do të shohim se sa do të arrij të luaj, më pas edhe do të vendosim se çka do të bëjmë,” tha vëllau dhe menaxheri i Xherdanit, Erdini, për Tuttosportin.
Sipas revistës gjermane Kicker, Juve është duke kryesuar garën për ta rrëmbyer Shaqirin, mirëpo e gjitha do të varet nga ai në qoftëse vendos të largohet nga Bayerni.