COURTOIS

Edhe 5 vite me Chelsean
11 September, 2014 @18:30
Thibuat Courtois ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij nga Premier League, Chelsea.
Portieri belg ka rinovuar kontratën edhe për pesë vite të tjera, që do të thotë se do të mbetet në Stamford Bridge deri më 2019.
Kontrata e mëparshme e 22 vjeçarit ka pasur afat deri në qershor të vitit 2016.
Courtois në tre vitet e fundit ka qenë i huazuar në Atletico Madridit, ndërsa me paraqitjet e shkëlqyera në stinorin e fundit me ekipin spanjoll ka arritur që t’ia zë edhe vendin e Petr Cech-it në Chelsea.