PAS EUROPIANIT

REUTERS/Arkiv
Në pension edhe Del Bosque
22 December, 2015 @13:49
Vicente del Bosque, 64 vjeç, ka bërë të ditur se do të dalë në pension pas Kampionatit Europian “Franca 2016”. Njeriu që u emërua si ‘plaku’ për shkak se krijonte stabilitet në reprezentacionin spanjoll me yjet e Barcelonës dhe Real Madridit i ka sjellë vendit të tij triumfet e mëdha, të Botërorit 2010 në Afrikën Jugore dhe atë të Europianit 2012 në Poloni e Ukrainë.
“Nëse gjithçka shkon sipas planit, do të pensionohem pas EURO 2016”, ka thënë kryetrajneri spanjoll.
“Jam njeri i Federatës dhe pa biseduar me ata, nuk do t’ju bëja të ditur këtë vendim,” ka shtuar Del Bosque, i cili pritet të zëvendësohet nga Luis Enrique, që ka thënë më parë se e dëshiron shumë postin e kryetrajnerit të Spanjës.
Spanja është mbrojtëse e dyfishtë e titullit të më të mirit në Europë, pasi që kanë fituar edhe EURO 2008 nën drejtim të Luis Aragonesit.