TEAM OF THE WEEK 17

Foto: premierleague.com
Norwich, dominon ekipin e javës
22 December, 2015 @10:29
Qendërmbrojtësi Bassong, mesfushori Tettey dhe sulmuesi Jerome, të gjithë nga Norwich City, janë pjesë e 11-shes më të mirë të xhiros në Premier League sipas Goal.com.
Fitorja e madhe për ekipin në Old Trafford ka bërë që ti rrezikohet edhe karrika e Louis Van Gaal te United, ndërsa kanarinat e Norwichit kanë dalë nga zona e rrezikshme me këtë fitore.
Nga dy lojtarë në ekipin e javës i kanë dhënë Watford, Chelsea e Tottenham, ndërsa Riyad Mahrez mban flamurin e liderit, Leicester City, e Mesut Ozil të ndjekësit, Arsenal.
