Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3 XHIRO PARA FUNDIT

Në Spanjë ende s’dihet kush po bie

Në Spanjë ende s’dihet kush po bie


2 May, 2019 @21:56

Kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të edicionit 2018/19 të La Ligas, ende nuk është e sigurt se kush do të bie në Segunda Division, pasi që të gjitha ekipet kanë gjasa teorike për mbijetesë.

Girona është e 17-ta në tabelë, vend që shpëton stinorin, me 37 pikë të tubuara aktualisht. Ndërsa nën te janë Valladolid me 35 pikë, Vallecano me 31 dhe Huesca me 30.

TABELA AKTUALE

Se si dhe kush do të shpëtojë stinorin pritet të shihet në xhirot e fundit, ku vlen të përmendet se tre ekipe kanë nga 37 pikë, ku pos Gironës aty janë edhe Levante e Celta, derisa Villarreali i 14-ti në tabelë ka 40 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga