Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HOLANDA F 6-0 KOSOVA F

Nënkampionet botërore treguan forcën në pjesë të dytë

Foto: FFK

Nënkampionet botërore treguan forcën në pjesë të dytë


Teksti: FFK

1 December, 2020 @23:16

Me të njëjtin rezultat sikurse në Prishtinë prej 6:0, Dardanet kanë pësuar humbje edhe në tokën e tulipanëve nga Holanda. Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në mbizotërim të plotë të vashave holandeze, por të cilat nuk arritën asnjëherë të shënojnë, ngase portierja Florentina Kolgeci dhe mbrojtja me vetëmohim arritën të parandalonin sulmet e parreshtura të sulmueseve mikpritëse. Pjesa e dytë sërish nisi me trysni dhe sulme ndaj portës së vashave të Kosovës dhe në minutën e 49-të arriti të shënojë Snoiejs. Vetëm dy minuta më vonë për rezultatin 2:0 shënoi Roord.  Sulmet e holandezeve nuk u ndalën dhe mbrojtja e jonë ishte e pafuqishme dhe në minutën e 58-të me një gol të bukur për 3:0 shënoi Martens. Dukej qartë dallimi në të gjitha segmentet ndërmjet holandezeve dhe dardaneve, prandaj edhe golat u pësuan shpejt e lehtë. Futbollistja holandeze Snoeijs ishte e disponuar për lojë, pasi shënoi edhe në minutat e 75-të dhe 84-t. Një minutë më herët në atë 83-të shënoi Roord dhe ndeshja u mbyll njëjtë si në Prishtinë me rezultat 6:0.

kosovo

Holanda – Kosova 6:0 (0:0) / Shënues: Snoeijs(49, 75, 84), Roord(51, 83), Martens(58)

Holanda: Kop, Van Es, Van der Gragt, Van Dongen, Rord, Kaagman(Pelove), Wilms(Van der Sanden), Martens(R.Jansen), Beerenstyne(Smits) e Snojes.

Kosova: Kolgeci, E. Kastrati, Kryeziu(Grajçevci), Syla, Avduli, Uka, Berisha( An. Rexhepi), Shala, Halilaj, Biçkaj(Misini) e Ar.Rexhepi(F. Kastrati).


 
Të gjitha lajmet nga