SUPER OFERTA E REFUZUAR
Neymar nuk lëkundet nga milionat e Parisit
16 September, 2016 @11:55
Pak javë pas mbylljes së afatit kalimtar, agjenti i brazilianit Neymar, Wagner Ribeiro, ka bërë publike ofertën e Parisit drejt klientit të tij.
Sipas Ribeiros, sheikët e PSG-së kishin ofruar 160 milionë euro për transferimin e Neymarit, ndërsa futbollisti në fjalë do të fitonte 40 milionë euro në sezon, do të kishte aeroplanin e tij privat për ndeshjet me Kombëtaren Braziliane dhe gjithashtu do të kishte një rrjet të hoteleve në emrin e tij në ‘Emiratet e Bashkuara Arabe’. Për më tepër, braziliani do të ishte i liruar nga taksat dhe rroga e tij 40 milionëshe do të ishte e plotë, pa paguar taksa ndaj shtetit francez.
Kjo ofertë marramendëse, e paparë ndonjëherë në futboll, u refuzua nga lojtari i Barcelonës me insistimin e babait të tij, sipas të cilit e ardhmja më e mirë për Neymar do të jetë nëse qëndron te skuadra katalunase.
Ndërsa vetë agjenti Ribeiro për ofertën e Parisit, deklaroi:
“I thashë Neymarit se do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, mirëpo ai qëndroi tek Barcelona. Qëndrimi i tij do të thotë se ai e don këtë klub dhe dëshiron të luaj aty, edhe pse fiton 9.5 milionë në vit, që janë shumë pak në krahasim me rrogën e ofruar nga skuadra e PSG-së.”