EGZON GASHI
Nga Besa te Ferronikeli
9 December, 2014 @14:26
Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, Ferronikeli, ka bërë zyrtar përforcimin e parë për pjesën e dytë të stinorit në elitë.
Drejtuesit e klubit gjelbër e bardhë që përfunduan në vend të parë kanë përforcuar pjesën ofanzive të ekipit duke shtuar në radhët e veta lojtarin e deritashëm të Besës së Pejës, Egzon Gashi.
Sulmuesi 26 vjeç i pejanëve është paraqitur 11 herë këtë stinor për Besën, derisa nuk ka shënuar asnjëherë.
Në 5 nga këto të ndeshje ai ka nisur takimin si pjesëtar i formacionit bazë të Besës, derisa Kastriot Rexha dhe Fatih Karahoda kanë qenë dyshja sulmuese e preferuar e pejanëve, që bashkë kanë shënuar 12 gola.
Gashi tash e tutje do të punojë nën urdhërat e trajnerit Gani Sejdiu, që bëri punë të mrekullueshme me drenicakët gjatë vjeshtës.