DRENAS

Nga Liria te Drenasi
26 June, 2022 @20:10
Mbrojtësi i krahut të majtë, Ermal Vitija, është anëtar i ri i Drenasit, ka zyrtarizuar pak më parë klubi në fjalë përforcimin në llogarinë e Facebookut.
Vitija, që në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit, pas një kohe të kaluar te Prishtina e Dukagjini, e së fundit edhe te Liria - tash do të mbrojë ngjyrat e ekipit të Drenasit, ndërsa do të punojë nën urdhërat e trajnerit Leotrim Kryeziu.
Drenasi i ka uruar mirë se ardhje lojtarit, ndërsa i ka uruar edhe sukses në stinorin 2022/23 me ekipin që garon në Ligën e Parë Grupi A.