Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E DISIPLINORES

Një futbollist dhe një zyrtar i Malishevës, suspendohen nga FFK

Foto: FFK

Një futbollist dhe një zyrtar i Malishevës, suspendohen nga FFK


11 June, 2020 @12:42

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka suspenduar një lojtar dhe një zyrtar të KF Malishevës, pas ngjarjeve të zhvilluara në përballjen e 7 marsit, ku Arbëria mposhti ata 1-0 në stadiumin Sami Kelmendi të Lipjanit.

Kështu futbollisti Zenel Janovaliu për shkak të ofendimeve me gjyqtarit dhe ndëshkim me karton të kuq në këtë ndeshje u suspendua për dy ndeshje moslojë, sipas radhës në garat e futbollit të Kosovës.

Ndërsa Kastriot Telaku, zyrtar i Malishevës, për shkak të sjelljeve josportive është dënuar me ndalesë ushtrimi të detyrës për dy ndeshjet, sipas radhës në garat e futbollit të Kosovës.

Arbëria, që e fitoi këtë ndeshje, që doli të jetë e fundit për stinorin 2019/20 të Ligës së Parë i iku 5 pikë pozitës së tretë dhe të katërt, Lirisë dhe Istogut, ndërsa më pas me Vendim të prerë të FFK-së siguroi Superligën 2020/21.

Arbëria me këtë do të merr pjesë për herë të parë në histori të saj në Superligë të Kosovës në futboll.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë