JUVENTUS

Seria A/Facebook
Një pikë larg titullit
28 April, 2014 @22:28
Juventus ka shënuar fitoren e 30-të sonte në Serie A, nga 35 ndeshje. Forma shumë e mirë e Bianconerëve i ka afruar ata në vetëm një pikë nga tre ndeshjet e fundit të mbetura - për të arritur mbrojtjen e titullit.
Në anën tjetër, Sassuolo, duhet të kërkojë pikët e mbijetesës diku tjetër - pasi që sonte një gjë e tillë ka qenë e pamundur përkundër epërsisë së tyre fillestare 1-0.
Ka qenë Carlos Tevez që ka barazuar shifrat në pjesë të parë, 1-1, derisa në pjesën e dytë Claudio Marchisio dhe Fernando Llorente i kanë dhënë goditjen e radhës vendasve, për të përfunduar dilemën e fituesit.
Ekipi i Antonio Contes, në xhiron e radhës me një pikë të fituar ndaj Atalantas mund të festojë titullin kampion në shtëpi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.