JOSE MOURINHO
Një vjet shtesë
25 January, 2018 @19:02
Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, sot ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin aktual, për ta zgjatur atë deri në qershor të vitit 2020.
Mourinho, 54 vjeç, kontratën e deritashme e ka pasur me afat deri në qershor të vitit 2019, ndërsa i ka falenderuar shefit ekzekutiv Ed Woodward për besimin e dhënë.
“Kemi vendosur standarde shumë të larta - të fitojmë tre trofe në një stinor - por këto standarde pres që ekipi t’i synojë,” ka thënë ndër të tjera Mourinho.
Ai ka folur edhe për Alexis Sanchezin, që u transferua ditë më parë nga Arsenali, duke e quajtur lëvizjen e tij prej një klubi fantastik te një gjigand.
“Ka qenë një marrëveshje e mirë për të gjitha palët,” ka thënë ndër të tjera Mourinho, derisa ka konfirmuar se Alexis do të jetë në ekip të Unitedit për ndeshje ndaj Yeovilit nesër, në kuadër të FA Kupës.