TRANSFER
Norwich dëshiron 35 milionë për Aarons
15 February, 2021 @19:30
Ekipi i Norwich City ia ka vendosur çmimin mbrojtësit anglez Max Aarons.
Vlera e mbrojtësit të kombëtares Angleze U-21 sipas Norwich është 35 milionë funta, apo 40 milionë euro dhe sipas Goal, Bayern Munchen ka shprehur interesim për Aarons.
Bayerni e ka monitoruar situatën e anglezit për një kohë, por Norwich ia ka bërë me dije se për ta transferuar duhet t’i paguajnë 35 milionë funta.