Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Nuhiu gjen golin në fitoren e Wednesdayt

Foto. Sky Bet Championship

Nuhiu gjen golin në fitoren e Wednesdayt


30 November, 2019 @15:29

Në fitoren që Sheffield Wednesday e shënoi sot në udhëtim te Charltoni, një nga golat e mysafirëve u shënua nga Atdhe Nuhiu, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.

Nuhiu ishte startues për skuadrën e tij sot, derisa golin e dytë personal këtë sezon në Championship ai e gjeti me kokë në minutat shtesë të ndeshjes, për ta vulosur fitoren e skuadrës së tij, me rezultatin final që doli të jetë 1-3.

Me këtë fitore Wednesday i afrohet pozitave të Play Off-it në Championship, ndërkohë që Nuhiun shpresojmë ta shohim rregullisht startues te kjo skuadër.


 
Të gjitha lajmet nga