SHEFFIELD W

rapid.at
Nuhiu merr pikën e parë
17 August, 2013 @16:55
Kosovari Atdhe Nuhiu i cili luan në Championship të Anglisë me Sheffield Wednesday ka arritur të marrë pikën e parë në këtë kampionat.
Sheffield ka barazuar si mysafir me Leeds United, përkundër se ishte në epërsi me golin e qendërmbrojtësit Kamil Zayatte.
Nuhiu, luajti që nga fillimi i ndeshjes derisa u zëvendësua në minutën e 70-të nga trajneri i tij Dave Jones. Sulmuesi Nuhiu në tre xhirot e para me Sheffield Wednesday ka një gol të shënuar, kurse ekipi sot ka marrë pikën e parë pas dy xhirove të fillimstinorit të nisura me humbje.