Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTJE EFEKTIVE, SULM EFIKAS

Nuk dorëzohet Atletico

Foto: Atletico Madrid Official

Nuk dorëzohet Atletico


17 January, 2016 @19:41

​Përderisa Real Madridi e Barcelona fitojnë me goleada, Atletico Madridi nuk e ka atë qëllim. Skuadra e Diego Simeones “në qetësi” po rivalizon për titull dy gjigandët spanjollë. 

Sot ata mposhtën skuadrën e Las Palmas me rezultat 0-3. Golat e fitores u shënuan nga Filipe Luis dhe Antonie Griezmann (2), i cili po vazhdon formën e mirë këtë sezon dhe me golat e shënuara sot, ka arritur shifrën e 12 golave personale këtë sezon në La Liga.

Kjo fitore e mban Atleticon në pozitën e parë, 4 pikë para Real Madridit, 5 pikë para Barcelonës, mirëpo Barcelona ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar.

TABELA AKTUALE LA LIGA


 
Të gjitha lajmet nga La Liga