MEGJITHATË LIDER

Foto: Arsenal Official
Cech shpëton Arsenalin
17 January, 2016 @18:40
Përkundër dominimit të vendasve, një super Petr Cech bëri që ndeshja të mbyllej me barazim. Arsenali, pas barazimit në mesjavë ndaj Liverpoolit, sot shfaqi një nga ndeshjet më të dobëta të këtij sezoni dhe nuk arriti më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Stoke Cityt.
Mungesa e Mesut Ozil ishte e dukshme tek skuadra e Wengerit, e cila kishte probleme në krijimin e rasteve për gol. Në anën tjetër, Stoke rrezikoi seriozisht disa herë portën kundërshtare, mirëpo goli iu mohua nga Petr Cech. Mungesë e Stoke Cityt në këtë takim ishte gjilanasi me pasaportë zvicrane, Xherdan Shaqiri, i cili mungoi për shkak të një lëndimi të lehtë.
Ky barazim e ngrit përsëri në krye Arsenalin, mirëpo tashmë City është vetëm një pikë larg.