Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPET NUK NDALEN SË KËRKUARI KAMERUNASIN

Ofertë e re për Eto’on

Ofertë e re për Eto’on


27 November, 2015 @10:10

Kur arriti në Turqi te Antalyaspor, mediat shkruanin se ai po vinte për pushime para penzionimit. Por, Samuel Eto’o tregoi seriozitetin dhe profesionalizmin e tij me ekipin turk duke shënuar 10 gola në 12 ndeshje si dhe duke regjistruar 2 asistime në Superligën turke. 

Tash, Eto’os i ka ardhur ofertë nga ekipi kinez Shanghai Shenhua, që i ka ofruar Antalyasporit 10 milionë euro për prishje të kontratës si dhe kontratë 3 vjeçare për sulmuesin kamerunas 34 vjeçar të vlefshme 10 milionë euro për stinor, kanë bërë të ditur mediat turke sot, derisa pritet të shihet nëse Antalyaspor do të pranojë ofertën e ekipit kinez. 

Eto’o njihet si makinë e golave. Ai ka pasur një karrierë të bujshme në Europë, duke luajtur për Mallorcën, Barcelonën, Interin, Anzhin, Chelsean, Evertonin dhe së fundi Sampdorian para se të ikte për Turqi.

 


 
Të gjitha lajmet nga