PROGRAMI I FUNDJAVËS
TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Orari dhe referët e dueleve të xhiros XXVIII
13 March, 2020 @15:07
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar terminet e përballjeve të kësaj fundjave në Superligë, që do të zhvillohen pa praninë e shikuesve.
Në duelet e së shtunës Feronikeli pret Yllin prej orës 17:00, ndërsa Peja - Prizrenin prej orës 19:00.
Ndeshja e parë do të gjykohet nga treshja: Ngadhnjim Shabani, Genc Vitaku dhe Atdhe Gutaj, ndërsa e dyta nga treshja: Elldin Uglari, Egzon Maloku dhe Faton Deliu.
Të dielën në program janë dy duele, njëra prej së cilës është edhe derbi i xhiros ku kampionia aktuale Prishtina pret nënkampionen Rahovecin në përballjen që nis prej orës 17:00 të dielën.
Në këtë duel është interesant fakti se trajneri i rikthyer te Rahoveci, Bujar Loci, këtë stinor ka punuar te Prishtina gjatë tërë stinorit si trajner në disa raste, ndërsa ka qenë ndihmës-trajner kohën kur ekipi drejtohet prej trajnerëve të huaj.
Në ora 19:00 Lipjani pret Bashkimin.
Në derbin mes plisave dhe vreshtarëve referë janë: Dardan Maxhuni, Xhelal Mumini dhe Daut Mehmeti, ndërsa në përballjen e fundit të xhiros drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë: Amar Djakovic, Burim Berisha dhe Hekuran Rugova.