Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI

Pa asnjë ndeshje largohet nga detyra

Pa asnjë ndeshje largohet nga detyra


20 December, 2019 @11:24

Flamurtari që javë më parë e kishte prezentuar trajnerin Bylbyl Sokoli, para pak çastesh me një komunikatë lajmëroi se në vijim nuk do të jetë në krye të skuadrës Sokoli., i cili largohet pa e zhvilluar as edhe një takim si drejtues i skuadrës së Flamurtarit.

Bordi drejtues i klubit Flamurtari njofton opinionin futbollistik që marrëveshja e trajnerit Bylbyl Sokoli dhe Flamurtari është ndërprerë.

Dëshira e klubit që të ketë bashkëpunim në mes të dyja palëve doli që të jetë e ngutshme dhe joproduktive, edhe pse dëshira e Flamurtarit për ta pasur në krye të ekipit Bylbyl Sokolin ishte e madhe, gjërat në relacione të ndërsjella shkuan në kahjen e cila është e papranueshme për klubin tonë.

Sokoli është angazhuar për të qenë shefi i shtabit teknik me të gjitha ingerencat që përfshin ky post dhe me duart e lira për lirimin dhe pruarjet e lojtarëve të ri në klub, por dëshira e tij që të udhëheq edhe politikën dhe organizimin e brendshëm të tij si dhe zhagitja e nënshkrimit të kontratës me klub, me parametrat financiare të dakorduara nga të dyja palët, bëri që marrëveshja të ndërpritet.”- thuhet në komunikatën e klubit prishtinas.

Flamurtari gjithashtu në komunikatë ka thënë se në ditët në vijim do të emërohet trajneri i ri.

TABELA AKTUALE

Skuadra prishtinase aktualisht gjendet në pozitën e nëntë me 19 pikë të grumbulluara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga