BENFICA

REUTERS
Pa probleme ndaj AZ Alkmaarit
10 April, 2014 @22:45
Krahu spanjoll me origjinë braziliane i Benficës, Rodrigo, ka qenë njeriu që ka vendosur fatin e ekipit të tij sot - për të vulosur kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League.
Ai ka shënuar nga një gol për çdo pjesë për të dërguar ekipin e tij në gjysmëfinale dhe për të vazhduar ëndrrën e trofeut që u iku në sekondat e fundit të finales së stinorit të kaluar.
Benfica mposhti sonte në përballjen e dytë çerekfinale AZ Alkmaarin edhe si vendas 2-0, pas asaj së javës së kaluar në Holandë 1-0 dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 3-0 - pret shortin gjysmëfinal nesër.