Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BENEVENTO 1-1 JUVENTUS

Pa Ronaldon, Juventusi ndalet nga Beneventoja

Foto: juventus/fb

Pa Ronaldon, Juventusi ndalet nga Beneventoja


28 November, 2020 @20:34

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në duel ndaj Beneventos sonte si mysafir, pasi që barazoi 1-1 [Letizia 45+3 - Morata 21] në Ciro Vigorito.

Andrea Pirlo pushoi Cristiano Ronaldon në këtë ndeshje derisa Gigi Buffon dhe Melih Demiral nuk luajtën për shkak të lëndimeve.

Në anën tjetër “shtrigat” e Beneventos të drejtuara nga ish-bashkëlojtari i Pirlos, Pippo Inzaghi kanë ndërprerë serinë negative, duke marrë kështu katër pikë në dy ndeshjet e fundit.

Në minutën e 10 të takimit u mbajt një minutë heshtje në nder të dhjetëshes madhështore, Diego Maradona, që ndërroi jetë ditë më parë.

Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, Alvaro Morata mori karton të kuq, pasi iu afrua referit për t’i thënë diçka, pasi që në minutat e fundit futbollistët e kampionit të Italisë kërkuan penallti në favor të tyre.

Spanjolli do të mungojë sigurisht në përballjen e ardhshme për Juventusin, derisa Benevento prishi planet e ekipit mysafir ku në pjesë të dytë nuk kishte thuajse fare raste të theksuara.

Me këtë barazim Juventus aktualisht është në pozitën e pestë të renditjes me 17 pikë nga 9 ndeshje, ndërsa Benevento shënon ngritje të vogël duke kaluar në poozitën e 12 me 10 pikë nga 9 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga