FABIO

REUTERS
Pak janë 10 mln €
18 July, 2013 @8:37
Skuadra e Premier League, Norwich City, ka ofertuar me 10 milionë euro për këmbëshpejtin Fabio Quagliarella, mirëpo Juventus e ka refuzuar këtë ofertë.
Përkundër se Quagliarella është i vendosur në transfer listë, kampioni i Italisë, mendon se ai vlen më shumë sesa oferta fillestare e kanarinave.
Ish futbollisti i Napolit, Sampdorias dhe Udineses, është vendosur në shitje nga bianconerët për shkak se ata kanë përforcuar sulmin me Fernando Llorente dhe Carlos Tevez dhe dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë nga sulmuesi.
Juventusi ditë më parë shiti edhe mesfushorin Emanuele Giaccherini në Premier League, i cili kaloi në radhët e Sunderlandit për 7.5 milionë euro.