EGNATIA (RROGOZHINË)

Pamje nga festa e djeshme e Egnatias/ Foto: KFEgnatia/fb
Pas 16 vitesh kthehen në Superiore
3 May, 2021 @10:58
E njohim si një qytezë që del në tabela rrugës prej Durrësit kur nisemi për Vlorë. Ndërsa Rrogozhina ka të kthyer skuadrën e saj në Katetgorinë Superiore shqiptare, pasi që një sezoni briliant në Kategorinë e Parë.
Të drejtuar nga ish-trajneri i Trepçës’89, Gugash Magani, ekipi i Egnatias ka siguruar tashmë Superioren shqiptare, pasi që në Grupin B të Kategorisë së Parë duke lënë pas Tomorin beratas me 9 pikë pas fitores së shënuar ndaj Besës së Kavajës dje, me golin e Artur Maganit, Egnatia - Besa 1-0 [Magani 41].
Sezoni shumë i mirë i ekipit u kurorëzua me festë në fund, ndërsa trajneri Magani pas fitores së djeshme dhe sigurimit të elitës së futbollit shqiptar tha:
“Fillimisht dua të theksoj se ky sezon ka qenë i suksesshëm në çdo drejtim. Të gjithë kanë bërë më të mirën dhe qëllimi u arrit. Sukseset e përbashkëta nuk duhen diskutuar shumë. Me Besën synonim fitoren. Edhe pse fituam minimalisht, përsëri jam i kënaqur pa masë. Loja nuk ishte në nivelin e kërkuar,” ka thënë trajneri.
Ndërsa sa i përket stinorit në grup, ka thënë:
“Besoj se ndikuan shumë edhe temperaturat. E meritojmë Superioren më shumë se çdokush në grupin tonë. Fati jo gjithmonë ka qenë me ne. Kam pasur plot sfida në karrierë, që i kam kaluar me sukses të plotë. Kam drejtuar në Superiore, por në Rrogozhinë jam ndier komod. Presidenti e me radhë na janë gjendur pranë në gjithçka që kemi pasur nevojë,” ka shtuar peqinasi, për të përfunduar me falenderime për mundësitë.
“Ku ka më mirë kur çdo gjë shkon perfekt dhe puna bëhet më e lehtë. Fitorja shkon për tifozët e këdo që beson tek Egnatia e këtij sezoni”.
Gugash Maganit në verë i skadon kontrata me ekipin. Ndërsa ai nuk ka pranuar të thotë më shumë për vazhdimin e kontratës pas sigurimit të Superiores.
“Akoma është herët të flasim për këtë. Unë kam dëshirë të qëndrojë, gjithsesi do të flasim. Për pagë jam i hapur, sepse nuk bën pjesë në interesat primare të skuadrës. Më shumë më intereson organika e skuadrës për Superiore, sepse nuk dua që aty të jem si në shëtitje. Dua konkurrencë,” ka qenë i qartë ai.