PARTIZANI KAMPION I SHQIPËRISË
Pas 26 vitesh fitojnë titullin kampion
12 May, 2019 @22:24
Tre xhiro para fundit të stinorit të Kategorisë Superiore, është zyrtarizuar kampioni i ri i Shqipërisë në futboll.
Pas 26 vitesh, Partizani i Tiranës është bërë kampion i Shqipërisë, me triumf të parë të titullit që prej vitit 1993.
Partizani sot në derbin lokal mposhti Tiranën 2-1 me anë të golave të shënuar nga Erald Çinari (30’, 72’) derisa Tirana do të duhet të vazhdojë të luftojë për mbijetesë pasi që goli i Bedri Grecës (40’) sot nuk mjaftoi për pikë.
Ndjekësi i parë i Partizanit, Kukësi u mposht sot nga Luftëtari në Gjirokastër 3-2 (Angelos Chanti 6’, Ismael Dunga 74’, Donald Rapo 81’ - Eduard Rroca 50’, William Cordeiro 57’).
Trajneri i skuadrës Skënder Gega në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se i falenderon të gjithëve që kanë kontribuuar në këtë sukses të ekipit.
Përndryshe për Gegën Partizani ka qenë ekipi i parë që ka drejtuar në Superiore.