PËRPARIM ISLAMI

Pas 3 vitesh ndahet nga Feronikeli
24 May, 2021 @13:15
Vetëm një ditë pasi që siguruan mbijetesën në Superligë, në përballjen e fundit të stinorit, futbollisti Përparim Islami, ka bërë të ditur se është ndarë me skuadrën e deritashme të tij, KF Feronikeli.
Ai përmes postimit në llogarinë e tij të Facebookut ka thënë se prej sot nuk është pjesë e Feronikelit, ndërkaq ka falenderuar drejtuesit e klubit si dhe kryetarin Naser Ramaj për mirëkputimin dhe bashkëpunimin fantastik.
Gjithashtu, Islami ka falenderuar edhe shokët e skuadrës që kaluan momente tejet të mira duke fituar titullin e kupën, si dhe kryetarin e Drenasit për bashkëpunim korrekt.