NË DETYRË PREJ NËNTORIT TË VITIT 2010

Pas 5 vitesh shkarkojnë trajnerin
30 November, 2015 @22:19
Verona, ka shkarkuar trajnerin Andrea Mandorlini pas 5 vitesh shërbim, ka bërë të ditur vetë klubi italian sonte. Mandorlini që morri detyrën e trajnerit të ekipit në nëntor të vitit 2010 është shkarkuar sot pas 5 vitesh plotë zhgënjim, gëzim e emocione tjera, ka shkruar klubi në njoftimin e dhënë për media përmes faqes zyrtare.
Mandorlini, ish lojtar i Interit dikur, kishte marrë Veronën në Serie C dhe e solli atë në Serie A në këto vite sa ishte në detyrë. Mirëpo, rezultatet e dobëta këtë stinor detyruan kryesinë e klubit që të shkojë në ndërrim.
Verona pas 14 xhirosh ende nuk ka shijuar fitoren këtë stinor në Seria A dhe është e ngujuar në fund të tabelës me vetëm 6 pikë.