ANFIELD ROAD
Pas 56 ditësh, te fitorja
29 November, 2014 @18:30
Më në fund, edhe Liverpool i është kthyer fitoreve në Premier League. Ekipi i Brendan Rodgers, që është në krizë të rezultateve krahasuar me suksesin e stinorit të kaluar, ka shënuar fitore pas 56 ditësh në elitë.
Ka qenë mbrojtësi Glen Johnson që ka vendosur ndeshjen dhe atë 5 minuta para fundit të takimit, për t’ia dhënë fitoren e parë Liverpoolit pas 5 xhirosh në Premier League.
Kjo ka qenë fitorja e pestë e stinorit për të Kuqtë nga Anfield Road, derisa tash kanë kaluar në vend të 11-të të tabelës së klasifikimit, ndërsa Brendan Rodgers, sado pak, mund të merr frymë deri në xhiron tjetër.