Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCA

Pas 6 viteve mungesë, Benzema ftohet nga Franca!

Pas 6 viteve mungesë, Benzema ftohet nga Franca!


18 May, 2021 @21:14

Pas 6 viteve mungesë, Karim Benzema ka pranuar ftesë nga përfaqësuesja franceze e futbollit dhe do të jetë pjesë e saj në kampionatin evropian të muajit të ardhshëm.

Benzema mungoi gjatë gjithë këtyre viteve për shkak që thuhej se ishte i përfshirë në skandalin e krijuar atë kohe nga Mathieu Valbuena, por tash duket se kjo është harruar dhe Benzema do të rikthehet në skuadër.

Sulmuesi që kaloi formë fantastike me Real Madridin këtë sezon pritet të jetë një armë shtesë për Francën, favoriten për ta fituar këtë kampionat evropian.

Nga viti 2007 deri në vitin 2015, Benzema kishte shënuar plot 27 gola në 81 paraqitje me përfaqësuesen seniore të Francës.

TABELAT / GRUPET EURO 2020

Lista e Francës për EURO 2020

Portierët: Hugo Lloris, Steve Mandanda, Mike Maignan

Mbrojtësit: Benjamin Pavard, Leo Dubois, Raphael Varane, Kurt Zouma, Jules Kounde, Presnel Kimpembe, Clement Lenglet, Lucas Hernandez, Lucas Digne

Mesfushorët dhe Sulmuesit: Paul Pogba, Andrien Rabiot, N’golo Kante, Corentin Tolisso, Moussa Sissoko, Kingsley Coman, Ousmane Dembele, Thomas Lemar, Marcus Thuram, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Wissam Ben Yedder, Olivier Giroud, Karim Benzema.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani