Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË VILLA PARK DHE TRANSFERI I RI

Pas fitores, vjen edhe Gakpo!

Pas fitores, vjen edhe Gakpo!


26 December, 2022 @23:16

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme sot në rikthimin e Premier Leagues për Boxing Day, duke e mposhtur Aston Villën 1-3 [Waktins 59 - Salah 5, Van Dijk 37, Bajcetic 81].

Por pos tri pikëve, lajme të mira për adhuruesit e Liverpoolit vijnë edhe nga mediat e afërta me klubin, derisa është thënë se ekipi ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të Holandës nga Botërori i Katarit, Cody Gakpo!

Cody Gakpo

Gakpo 23-vjeçar pritet t’i kushtojë ekipit të Jurgen Kloppit rreth 40-50 milionë euro, ndërsa lojtari udhëton gjatë javës për në Anfield Road për të kompletuar dokumentacionet e nevojshme për tu bërë pjesë e klubit.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League