BYLBYL SOKOLI
Pas rrahjes, shkarkohet
11 October, 2018 @16:30
Trajneri i deritashëm i Llapit, Bylbyl Sokoli, i cili u rrah nga tre persona të panjohur ende pas humbjes nga Prishtina në xhiron e fundit të Superligës, tash edhe është shkarkuar nga kryesia e këtij klubi.
Sokoli që ka kërkuar të lihet i qetë dhe ka bërë të ditur se është mirë pas trajtimit në spitalin e Prishtinës, tashmë ka mbetur trajner i lirë.
Njëri ndër trajnerët më të respektuar të Kosovës, Sokoli, është shkarkuar për shkak të rezultateve jo të mira me ekipin, që aktualisht është i treti në renditjen e Superligës.
“Arsyet kryesore të shkarkimit të tij janë rezultatet jo të mira të skuadrës në tetë xhirot e para si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe trajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve,” është shkruar ndër të tjera në njofimin e klubit.
Gjithashtu, Llapi ka bërë të ditur se ekipi është duke biseduar me tre trajnerë aktualisht për këtë pozitë.