NË NORVEGJI
Shuton dhe lë tërë fshatin pa rrymë
11 October, 2018 @11:13
Futbollisti Jonas Alexander ka shutuar fortë topin në aut për të larguar rrezikun që vinte nga ekipi kundërshtar.
Topi i tij, kishte goditur linjat elektrike të fshatit, që çoi në avari për të cilën është dashur të intervenojë distribucioni elektrik i vendit, ndërsa ndeshja Selbak - Vestfossen (ndeshje e kategorisë së tretë në Norvegji) që ishte në atë moment 0-5 për mysafirët, është dashur të ndërprehej.
I tërë fshati mbeti pa energji elektrike derisa dëmi u riparua, ndërsa Alexander fitoi famë të madhe, papritur, jashtë vendit, me këtë goditje.