Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI

Pas Rrahmanit, Napoli merr edhe Kumbullën

Pas Rrahmanit, Napoli merr edhe Kumbullën


28 January, 2020 @11:51

Raportet nga mediat italiane kanë bërë të ditur se Napoli ka arritur marrëveshje me Veronën edhe për mbrojtësin tjetër të ekipit, Marash Kumbulla.

Kumbulla që i mbush të njëzetat në muajin tjetër, është reprezentues i Shqipërisë dhe ai bashkë me Amir Rrahmanin janë shtylla të mbrojtjes së Veronës.

Rrahmani u zyrtarizua javën e shkuar si lojtar i ri i Napolit, derisa do të luaj deri në fund të këtij stinori te Verona.

Sipas Sky Sport Italias, Napoli do t’i paguajë Veronës 20 milionë euro dëmshpërblim për shqiptarin dhe 4 milionë tjera si bonuse.

Kumbulla i lindur në Peschiera del Garda të Italisë më 8 shkurt të vitit 2000 është 185 centimetra i gjatë, ndërsa këtë sezon ka debutuar në Serie A duke shënuar edhe një gol në 14 paraqitjet e tij me Veronën.


 
Të gjitha lajmet nga