MËRGIM PEFQELI

Pefqeli ndahet me Prishtinën
31 May, 2021 @15:53
Mesfushori prishtinas, Mërgim Pefqeli, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kampione.
Kontrata e futbollistit me bardhekaltërit ka skaduar me përfundimin e këtij stinori, ndërsa akordi për vazhdimin e bashkëpunimit ka munguar.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet futbollisti nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Përmes këtij postimi, dua të ju njoftoj që nuk jam më pjesë e klubit futbollistik “PRISHTINA” duke mos arritur akord për të vazhduar marrveshjen e bashkëpunimit”, ka shkruar ai.
Pefqeli me këtë rast falenderoi të gjithë akterët që kontribuan në fitoren e titullit kampion dhe tifozët Plisat në veçanti, derisa i uroi suksese klubit në garat evropiane.
27-vjeçari në këtë stinor ka shënuar një gol në Superligë dhe dy të tjera në Kupë.