LIGUE 1

Nantes shpëton falë golave si mysafirë, mbetet në elitë
30 May, 2021 @23:21
Skuadra franceze, Nantes, edhe pse u mposht nga Toulouse me rezultat 0-1, në kuadër të barazhit në Ligue 1, arriti të mbetet në Ligë.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga Vakoun Issouf Bayo në minutën e 62’, por nuk mjaftoi për t’u inkuadruar në Ligue 1.
Nantes në ndeshjen e parë të barazhit e kishte mposhtur kundërshtarin me rezultat 1-2 dhe falë golave si mysafir arriti të mbijeton në Ligue 1.