FINALJA E KUPËS

Foto: FSHF
Finalja e Kupës së Shqipërisë, me tifozë
31 May, 2021 @13:14
Dueli i finales së Kupës së Shqipërisë, që zhvillohet sonte prej orës 19:00 në Air Albania mes Skënderbeut të Korçës dhe Vllaznisë së Shkodrës, do të luhet me prani të limituar të tifozëve.
Njoftimin e ka zyrtarizuar FSHF sot, derisa ka bërë të ditur se biletat do të mund të blihen në dyqanet e FSHF-së në Tiranë nga ora 14:30.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bëjë me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve. Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në “Rrugën e Elbasanit” dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30,” ka bërë të ditur njoftimi i FSHF-së lëshuar pak më parë.
Krejt kjo, pasi që Federata kishte kërkuar shumë më parë leje për kthimin e tifozëve në stadium, natyrisht me numër të limituar, rreth 30%, ndërsa përgjigjja nga autoritetet ka ardhur 7 orë para ndeshjes! FSHF ka bërë të ditur se autoritet kanë dhënë leje për praninë e vetëm 1000 tifozëve në stadium për këtë duel.
Çmimet e biletave:
Tribuna kryesore - 3 mijë lekë
Tribuna karshi - 1 mijë lekë
Tribuna pas porte - 500 lekë.