DRENASI - BESA

Pejanët ndalën në Drenas
14 April, 2019 @17:09
Në takimin e luajtur sot në Drenas, rrjetat mbeten të paprekura, me ç‘rast Drenasi e Besa u detyruan t’i ndajnë pikët.
Barazimi i sotëm bën që Besa të mbetet 5 pikë larg liderit, Vushtrrisë, kurse Drenasi momentalisht ndodhet i qetë në mesin e tabelës, pa synime të mëdha këtë sezon.
Xhiron e ardhshme, Besën e pret një ndeshje mjaft e rëndësishme ndaj Dukagjinit të vendit të tretë në shtëpi, ndërkohë që Drenasi i shkon Istogut.