HUESCA - BARCELONA

Foto: LaLiga/fb
Rezervat e Barçës s’ia dalin ndaj të fundit në La Liga
13 April, 2019 @19:25
Barcelona sot ka barazuar 0-0 me Huescan, që është në vend të fundit të klasifikimit të La Ligas.
Ernesto Valverde pushoi lojtarët kryesorë të skuadrës duke mos i ftuar fare në ndeshje, ndërsa luajti me një ekip të kombinuar ku në formacion ka pasur mbi gjysmën e futbollistëve që zakonisht nuk kanë mundësi të shijojnë 11-shen e parë, dhe në fund barazoi pa gola.
Në pjesën e dytë, nuk ka ndihmuar as futja në lojë e Jordi Albas, Philippe Coutinhos e Arthurit, derisa Huesca me këtë pikë të fituar vazhdon të shpresojë në mbijetesë.