BESIKTAS - BASAKSEHIR

Foto: Fanatik/fb
Tre në luftë, sot derbi i madh
14 April, 2019 @9:25
Gjashtë xhiro para fundit të stinorit në Superligën turke, gjithçka është e paqartë ende në luftë për titull.
Besiktas mbrëmë mposhti liderin e elitës Istanbul Basaksehir 2-1 [Hutchinson 42’, Yilmaz 52’ - Robiho 35’] dhe me këtë tash gjendja e pikëve në tabelë për ekipet që synojnë titullin është:
1. Basaksehir 61p. (28ndeshje); 2. Galatasaray 55p. (27 ndeshje) dhe 3. Besiktas 53p. (28 ndeshje)...
Në anën tjetër Galatasaray sot është mysafir i Fenerbahçes në derbin më të madh të futbollit turk dhe përkundër dëshirës së madhe për titull, kjo ndeshje nuk do të kalojë aspak lehtë për ndjekësit e titullit.
E Fenerbahçe pas sezonit katastrofal, këtë lojë do ta luajë sa për të shtyer stinorin deri në fund, që teorikisht ende rrezikon rënien nga elita.
Derbi i madh turk Fenerbahçe-Galatasaray luhet sot në stadiumin Sukru Saraçoglu në ora 18:00.
Tre derbit e fundit në Superligë ndaj Galatasarayit dhe Fenerbahçes kanë përfunduar me barazim. Fitoren e fundit në derbi e ka shënuar Fenerbahçe, pasi që kishte mposhtur Galatasarayin më 23 prill 2017 si mysafir me golin Souzas në fund të ndeshjes.
Përndryshe, Galatasaray nuk arritur të fitojë Fenerbahçen që prej 22 dhjetorit 1999 si mysafir!