INSPEKTIMI
Kërkohet përfundimi i Arenës deri në qershor
14 April, 2019 @16:05
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur sot se kreu i FSHF-së bashkë me specialistët e firmave ndërtuese dhe punëve tjera që kryhen në ndërtimin e stadiumit të ri të kombëtares shqiptare, Arena Kombëtare, është potencuar përfundimi i punimeve sipas afatit.
Arena Kombëtare do të duhej të ishte gati deri në qershor të këtij viti, ku kuqezinjtë ta vazhdonin kampanjën për EURO 2020 në stadiumin e ri në Tiranë, mirëpo punimet kanë pasur ngecje.
Stadiumi i ri i Shqipërisë do të ketë kapacitet 22 mijë ulësesh dhe është njëri ndër investimet më të madhe që ka bërë Shqipëria dhe FSHF-ja në bashkëpunim me UEFA-në për infrastrukturë sportive.