Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 1-2 PRISHTINA

Penalltia sjell fitoren e radhës, Prishtina ngritet

Foto: prishtinafc.com

Penalltia sjell fitoren e radhës, Prishtina ngritet


21 October, 2020 @16:16

Skuadra e Prishtinës ka arritur të dalë triumfuese në përballjen e vështirë ndaj Feronikelit në Rexhep Rexhepi sot.

Bardhekaltërit e drejtuar nga Zekirija Ramadani kanë shënuar edhe fitoren e dytë me radhë, duke e mposhtur niklin e drejtuar nga Klodian Duro 1-2 [Mendurim Hoti 47 - Gentian Muça 33, Endrit Krasniqi 85p] falë një penalltie 5 minuta para fundit të ndeshjes.

Ndeshja ka qenë e hapur dhe ekipet kanë pasur rastet e veta gjatë 90min lojë, ndërsa pas tentimit të parë prej Feronikelit, kur Hoti provoi për të shënuar (5), Prishtina mori iniciativën dhe goditi shtyllën me Endrit Krasniqin e pas 5min edhe shënoi përmes Gentian Muçës (33).

TABELA AKTUALE

Mirëpo, ekipi i Duros me të nisur pjesa e dytë balancoi shifrat. Ka qenë Mendurim Hoti që shënoi për 1-1 (47) dhe shpejt vendasit nisën të kërkojnë edhe golin e epërsisë.

Por sulmuesi më i mirë aktualisht i bardhekaltërve ndali pak ritmin e vendasve, kur rrezikoi seriozisht portën e Ilir Avdylit, derisa tentimi i Oto Johnit s’përfundoi në rrjetë.

Sidoqoftë, përmes Hotit nikli pati edhe 3 raste tejet të mira për fitore - asnjëra s’u kurorëzua me gol dhe kështu 6 minuta para fundit të kohës së rregullt mysafirët fitojnë penallti.

Endrit Krasniqi tregohet i saktë nga pika e bardhë për të ri-marrë epërsinë Prishtina në ligjin e pashkruar “kur nuk shënon, pëson” dhe kështu dalin triumfues nga kjo ndeshje.

Me këtë fitore Prishtina për momentin gjendet në pozitë të dytë të klasifikimit të Superligës, ndërsa Klodian Duro pas barazimit në xhiron e kaluar dhe kësaj humbjeje, mbetet të kërkoj fitoren në xhirot e ardhshme të kampionatit me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga